Përfshihet nga flakët bashkia e Durrësit

20:47 | 6 Korrik 2019

Mbrëmjen e sotme godina e bashkisë së Durrësit është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, ndërsa policia po punon për zbardhjen e  plotë të ngjarjes.

Zjarri ka rënë në katin e parë ku janë zyrat dhe arkivi.

Rrezikohet djegia e shumë dokumenteve me vlerë.

Kujtojmë që pas zgjedhjeve të 30 qershorit këto janë ditët e fundit të Vangjush Dakos në këtë institucion.

Në karriken e saj do të ulet Valbona Sako, po nga Partia Socialiste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara