Parcelë me kanabis në qendër të Athinës, arrestohen shqiptarët

23:50 | 14 Prill 2019

Policia greke ka zbuluar një parcelë me 1000 rrënjë kanabis në qendër të Athinës, në zonën Burnazi, e njohur si një zonë ku ka shumë ndërtesa dhe lokale.

Policët grekë e kanë quajtur si një “mini Amazonë”, duke thënë se ishin habitur me atë që kishin parë. Pronarët e parcelës ishin katër shqiptarë, përkatësisht dy 35-vjeçarë, 37 dhe 39 vjeçar. Të katërt u arrestuan gjatë operacionit.

Sipas policisë, shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth gjysmë milion euro.

Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm, 2,58 kg kanabis bimor, laboratorin me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës dhe 4 celularë. Kostoja e sasisë së kanabis të sekuestruar llogaritet të tejkalojë 500.000 eurot./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara