Panik pas të shtënave me armë, arrestohet 26-vjeçari

10:11 | 1 Gusht 2020

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj dhe arreston te riun që gjuajti në ajër me armë zjarri.

Ne kerkim eshte shpallur nje person tjeter, qe pas ngjarjes mundu te arratisej.

Ne pranga u vu shtetasi A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

“Këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia”- njofton policia.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara