Paloka: ‘Protestat treguan që qytetarët janë gati ta rrëzojnë Ramën’

21:48 | 26 Gusht 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha që opozita do të vazhdojë me protesta edhe pse opozita nuk e ka bërë të ditur aksionin e saj në muajin shtator.

Paloka tha se Rama revoltës popullore i është përgjigjur me dhunë dhe ndaj kësaj dhune opozita do të reagojë.

Ai tha më tej se ata e kanë zgjedhur një rrugë, ndërsa theksoi se Rama nuk e ka të gjatë në qeveri.

‘I vetmi problem ngelet Rama. Është një kryeministër që duhet të ishte qëruar me kohë, me gjithë këto skandale që i kanë ndodhur. Por ai ka vendosur që revoltës popullore, zemërimit popullor mos ti përgjigjet me veprime prej shtetari, por ti përgjigjet me gaz, me Llesh, me burg, me dhunë. Këtu jemi dhe ky nuk është vetëm problem i PD dhe opozitës, jemi përballë dikujt që nuk njeh ligj dhe kushtetutë. Mendon se me dhunë do të mbajë prapë këtë popull me sundim. Kësaj i duhet t’i përgjigjemi, sesi…ne kemi zgjedhur një rrugë, por të jeni të bindur që ky zotëria të gjatë nuk e ka.’

Paloka tha se pavarësisht se Rama nuk u rrëzua me protesta, këto të fundit treguan se qytetarët janë gati të sakrifikojnë për të rrëzuar Ramën.

‘Është e vërtetë, Rama është ende aty, nuk e kemi rrëzuar me protesta, por protestat treguan një gjë të madhe, që shumica e shqiptarëve janë jo vetëm kundër Rama, por janë gati të sakrifikojnë për ta rrëzuar Ramën. Në vend që ti përgjigjet zemërimit qytetar me dorëheqje, me zgjedhje. Opozita thotë që nuk më doni, hajde të bëjmë zgjedhje të lira?! Por e pa në 30 qershor.’/news24/

Lajmet më të lexuara