Opozita bënë kallëzim penal ndaj Edi Ramës

14:54 | 11 Korrik 2018

Mesditën e sotme krerët e grupeve parlamentarë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili bënë kallëzim penal në prokurori ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kallëzimi u bë pas deklaratave të Ramës për audiopërgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

“Kërkojmë hetim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, për fshehje të së vërtetës. Kryeministri manipuloi opinionin publik, duke thënë se disponon përgjigjen e laboratorit ëpr audiopërgjimin, por deri më sot rezulton se nuk ka një dokument të tillë”, tha Spaho.

Pak kohë më parë Rama u shpreh se kishte analizuar audiopërgjimin në një laborator prestigjoz dhe se kishte rezultuar montazh.

“Por e vërteta është se deri më sot Rama nuk ka dorëzuar asnjë dokument që të provojë përgjigjen nga laboratori që mund të ketë analizuar audiopërgjimin që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale