Noterët dhe përmbaruesit do futen në vetting

10:48 | 27 Dhjetor 2019

Rezultatet e para të procesit të vetting-ut për noterët në Shqipëri do të dalin në tremujorin e parë të vitit 2020.

Kjo u bë e ditur sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në takimin që zhvilloi me gazetarët.

“Po kryejmë vetting-un e noterëve, janë pothuajse 700 noterë për të cilët rezultatet do dalin në tremujorin e parë të 2020. U shty pak si vetting për shkak të tërmetit”, theksoi ministrja.

Por procesi i rivlerësimit nuk do të ndalet vetëm te noterët, por do shtrihet edhe te një tjetër profesion i lirë, siç është ai i përmbaruesve.

“Nën vetting do vendoset edhe një profesion tjetër i lirë. Vetting-ut do t’i nënshtrohen edhe përmbaruesit, reformimi do kryhet jo vetëm në aspektin profesional. Aktualisht kemi një regjistër në Ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh Gjonaj./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara