Noka korrigjon Kryemadhin për deklaratën mbi shkuarjen në zgjedhje me Ramën

16:18 | 12 Shtator 2019

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka mendon se Monika Kryemadhi nuk ka thënë se LSI hyn në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, deklaratë kjo që shkaktoi mjaft shqetësim tek e djathta.

I ftuar në studion e News 24, Noka e hodhi poshtë këtë deklaratë publike të Kryemadhit duke u shprehur se nuk ka thënë kështu.

“Zonja Kryemadhi ka bërë me dije se edhe me Edi Ramën opozita fiton.

Por deri më sot në tryezën e opozitës sot nuk është artikuluar se do të ketë zgjedhje me Edi Ramën.

Opozita e ka të patjetërsueshëm qendrimin për zgjedhjet “, tha Noka.

I pyetur më tej nëse po krijohet një përçarje mes opozitës, Noka theksoi se opozita ka qendrime të unifikuara.

“Opozita në tryezat e mbledhura ka patur diversitete mendimesh por ka dalë me një qendrim.

Edhe në tryezën e radhës, qendrimi i opozitës do të jetë unik.

LSI nuk ka deklaruar se ne do shkojmë në zgjedhje ndryshe nga opozita. Kemi qendrim të unifikuar”, tha Noka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara