Nisin takimet intensive në selinë blu, opozita gati për aksionin e vjeshtës

15:55 | 3 Shtator 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 18:00, gjithë të deleguarit e PD në qarqe.

Ndërkohë, të enjten në orën 13:00, kreu i demokratëve ka thirrur në një takim edhe aleatët e tij opozitarë. Këto takime të njëpasnjëshme të opozitës vijnë me nisjen e sesionit të ri politik, ku edhe opozita duket se ka nisur përgatitjet për aksionin e radhës.

Basha ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive në shtator, por deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj rreth aksioni opozitar./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara