Në Tiranë para protestës, Stoltenberg takon edhe Metën

11:13 | 31 Maj 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka parashikuar të vizitojë Tiranës pak orë para protestës së opozitës së bashkuar, të dielën pasdite.

Një ditë më parë u raportua se Stoltenberg do të zhvillonte një takim “kokë më kokë” me kryeministrin, Edi Rama, për të udhëtuar më pas drejt Maqedonisë së Veriut, por sot mësohet se do të takohet edhe me Presidentin e vendit, Ilir Metën.

Mësohet se në fokus të bisedës me krerët më të lartë të shtetit shqiptar do të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri. Pas kësaj vizite, ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar disa takime me drejtuesit politikë në Shkupin zyrtar.

Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.
Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa maxhoranca të shtunën ka paralajmëruar se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. /BalkanWeb

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara