Në Shqipëri, 14 të vdekur dhe 565 raste të reja me coronavirus

19:07 | 22 Nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit vërehet një ulje e rasteve të reja, por numri i vdekjeve mbetet i lartë nga coronavirus.

Kështu, MSH-ja thotë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 qytetarë, ndërsa nga 2.084 testime, 565 kanë rezultuar të prekur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8331
Durrës 1164
Elbasan 813
Fier 1223
Korçë 870
Vlorë 801
Shkodër 888
Lezhë 699
Berat 499
Kukës 323
Dibër 133
Gjirokastër 476

Lajmet më të lexuara