Në shkolla 10 mijë nxënës më pak/ Ministrja Shahini: Ulja ka nisur që nga qeverisja e PD

12:10 | 17 Shtator 2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat mbi nisjen e vitit të ri shkollor.

Ministrja Shahini duke folur për shifrat e uljes së numrit të nxënësve tha se krahasuar me vitin e kaluar janë 10 mijë nxënës më pak jo 100 mijë, ndërsa theksoi se trendi i rënies ka nisur që nga koha e qeverisjes së PD.

“Shifrat e publikuara për numrin e nxënësve të pasakta dhe të pjesshme. Nuk është përfshirë parashkollori dhe arsimi profesional. Janë regjistruar 455 mijë nxënës, me profesionalin 480 mijë nxënës.

Në krahasim me vitin e kaluar kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë. Nuk janë rakorduar ende shifrat, ka ende lëvizje nga njëra shkollë në tjetrën. Rënia e numrit të nxënësve nuk është një dukuri e vendeve të fundit.

Trendi i rënies ka të bëjë dhe me numrin e natalitetit. Braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike. Trendi rënës i nxënësve ka nisur që në qeverisjen e PD”, tha Shahini./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara