Ndërron jetë turisti italian që u mjekua në Durrës

13:48 | 13 Shtator 2019

Një anije turistike pak ditë më parë, ndërsa kalonte në ujërat shqiptare kërkoi ndihmë për shkak se një prej turistëve kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Një anije shqiptare e mori 33-vjeçarin nga kroçera dhe e dërgoi në spitalin e Durrësit për kurim.

Për shkak të dëmtimeve Matteo Sartori, nga Padova u dërgua në spitalin e Tiranës.

Më tej ai është transportuar për në Itali ku dhe ndërroi jetë në një spital italian në Padova.

33-vjeçari po udhëtonte me të dashurën me kroçera, por është rrëzuar duke u dëmtuar shumë rëndë në kokë. Pas gjashtë ditësh nga incidenti ai ndërroi jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara