Ndërron jetë nëna e kryeministrit, Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra

09:34 | 1 Gusht 2020

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vet Rama përmes një postimi të bërë ne faqen e tij në Facebook. Kryeministri i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.”

Postimi i tij i plotë:

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam.” shkruan kryeministri Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara