Ndërron jetë ish-deputeti i Paritisë Socialiste, Meta shpreh ngushëllimet e tij

18:39 | 24 Maj 2020

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste në vitin 2001-2005, Niko Faber.

Meta shkruan:

Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.
Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.
Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara