Motori përplaset me makinën, dy të plagosur

20:30 | 13 Mars 2018

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Mëzez të Tiranës.

Një motor, me të cilin ishin duke lëvizur dy persona, është përplasur me një makinë.

Dy personat, rreth 20 vjeç, që ndodheshin në motor kanë mbetur të plagosur, drejtuesi në gjendje më të rëndë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale