Mjeti del nga rruga në Prrenjas, humb jetën drejtuesi 34-vjeçar nga Korça

10:27 | 3 Qershor 2020

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, ku shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Si rezultat i aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara