Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë falënderon të gjithë, harron FSK-në

20:03 | 30 Nëntor 2019

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhacka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës. Por, Xhacka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.

Xhacka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.

Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale.

Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës!

Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s'ka patur kaq shumë vlerë. Mbi…

Publiée par Olta Xhacka sur Samedi 30 novembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara