Ministri i Jashtëm turk fillon takimet zyrtare në Shqipëri

10:17 | 12 Shkurt 2020

Vizitën e tij ministri Çavuşoğlu, e ka filluar me një takim me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndërsa në përfundim të takimit do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërsa do të takohet me drejtues të lartë të vendit.

Vizitën e tij ministri Çavuşoğlu e ka filluar me një takim me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndërsa në përfundim të takimit do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Kryediplomati turk do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryparlamentarin Gramoz Ruçi./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara