Ministri i Jashtëm i Holandës: Jemi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

15:18 | 6 Qershor 2019

Ministri i Jashtëm i Holandës Blok është shprehur se ata janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Stef Blok ka folur në dhomën e ulët të parlamentit, duke lënë për tu kuptuar se qeveria e Holandës i ka dyert e mbyllura për Shqipërinë.

“S’jemi të interesuar për hapjen e dyerve të Shqipërisë. Isha i qartë në fjalimin. Qeveria jonë i ka dyert e mbyllura për Shqipërinë”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Stef Blok.

Por ndryshe mendon qeveria e Holandës për Maqedoninë e Veriut, duke i lënë derën e hapur, ashtu sikurse citojnë mediat vendase

Parlamenti në Vendet e Ulëta mbetet i ndarë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Social-liberalët e partisë qeveritare D66, opozitarët laburistë dhe të gjelbrit janë shprehur në favor të zgjerimit të aleancës europiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë partia më e madhe e koalicionit për Liri dhe Demokraci nuk ka pranuar të deklarohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara