Meta zbulon takimin sekret me Ramën, bisedat me Berishën i quan relaks

17:02 | 11 Qershor 2019

Duke folur për vendimin e shtyrjes së zgjedhjeve, Presidenti Meta tregoi për nja takim me kryeministrin Edi Rama.

Ai u shpreh se 10 ditë para vendimit pati një takim me Ramën ku i kishte shprehur shqetësimin për situatën ku ndodhet vendi.

“Kam pasur një drekë sekrete me Ramën, ndoshta dhjetë ditë më parë. Dhe ai e dinte shqetësimin tim, prandaj habitem me reagimin e tij. i takonte Kryeministrit që të kërkonte një shtyrje të arsyeshme për zgjedhjet. Që në 24 maj kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje, pas dakordësimit të palëve”, tha Meta

Dy, tri ditë para se të merrej ky vendim, Rama e bëri fare të qartë që 30 qershori nuk vihej në diskutim, prandaj nuk u përpoqa më të kontaktoja me të.

Kam bërë një përpjekje për të takuar zotin Gramoz Ruçi, por ai nuk ishte i gatshëm, pasi udhëtonte drejt Tepelenës”, shtoi ai.

Meta u pyet edhe për një drekë me ish- kryeministrin Berisha.

“Dreka ime me z.Berisha nuk ishte sekret, dhe nuk janë sekrete. Janë momente relaksi”, – tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara