Meta sqaron pse u dha nënshtetësinë shqiptare dy biznesmenëve mashtrues indianë

22:01 | 22 Mars 2019

Pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë në lidhje me dy biznesmenët indianë, ka reaguar edhe presidenca, ku sqaron arsyet e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për ta.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, presidenca thekson se janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese, nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare

“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, se:

Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, ‘për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë’.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”, njofton presidenca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara