Meta, mesazh ministrit për Europën në qeverinë e re të Italisë: Mik i Shqipërisë

14:39 | 11 Shtator 2019

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar nj mesazh urimi ministrit për Europën në qeverinë e re të Italisë Vincenzo Amendola.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i shtetit shqiptar tha se zoti Amendola është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.

“Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh @amendolaenzo i cili sapo është betuar si #ministër për #Europën në qeverinë e re të Italisë. @amendolaenzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Meta në Twitter./top channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara