Meta: Mendimet dhe lutjet e shqiptarëve shkojnë për familjet e viktimave

09:36 | 21 Mars 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin për viktimat që janë shënuar në Itali, nga virusi vdekjeprurës Covid-19.

Numri i viktimave ka shkuar në 4032, ku 627 u shënuan në 24 orë në shtetin tonë fqinj, Itali.

Meta uron shërim të shpejtë të gjithë të prekurve, si dhe shton se është i bindur se nën drejtimin e udhëheqësve të saj, Italia do ta kalojë këtë krizë të rëndë.

“Një mirënjohje dua të shpreh për të gjithë mjekët dhe personelin shqiptar të integruar në sistemin shëndetësor italian, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrifica të pashembullta po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi kaq të rëndësishëm për kombin shqiptar”, shton më tej Meta.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka publikuar edhe një video të disa avionëve që formojnë ngjyrat e flamurit të Italisë mbi det.

#AndràTuttoBene 🇦🇱❤🇮🇹

🇦🇱 | Dita e djeshme shënoi një tjetër bilanc tragjik për Italinë tonë të dashur.Në këto momente tepër të vështira, lutjet dhe mendimet tona shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, të cilave ju shpreh të gjithë solidaritetin e popullit shqiptar.Me urimin për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, dhe shëndet të plotë për mbarë popullin italian, i cili me kulturën dhe civilizimin e tij i ka frymëzuar të gjithë kombet për progres shoqëror, shpreh bindjen se nën drejtimin e udhëheqësve të saj, Italia do ta kalojë këtë krizë të rëndë për të, por edhe për ne, dhe Europën!Me vëmendje dhe shqetësim të veçantë jam duke ndjekur çdo ditë edhe situatën në bashkësitë tona të dashura arbëreshe duke u interesuar për shëndetin e tyre, si edhe të qindra mijra shqiptarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në Itali, së bashku me familjet e tyre. Një mirënjohje dua të shpreh për të gjithë mjekët dhe personelin shqiptar të integruar në sistemin shëndetësor italian, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrifica të pashembullta po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi kaq të rëndësishëm për kombin shqiptar.Ne u jemi thellësisht falenderues, pasi angazhimi i tyre fisnik dhe njerëzor bëhet, jo vetëm në emër të humanizmit, por edhe të mirënjohjes së mbarë popullit shqiptar, i cili sa herë ka përjetuar tragjedi dhe kriza të mëdha, ndihmën dhe mbështetjen e parë e ka gjetur te Italia dhe populli i saj bujar dhe i mrekullueshëm.Kam besimin e palëkundur se Italia jonë e dashur do ta kalojë me kurajo e vendosmëri këtë krizë të rëndë. #AndràTuttoBene 🇦🇱❤🇮🇹🇮🇹 | La giornata di ieri ha segnato un altro tragico bilancio per la nostra amata Italia.In questi momenti estremamente difficili, le nostre preghiere e i nostri pensieri vanno alle famiglie che hanno perso i loro cari, alle quali esprimo tutta la solidarietà del popolo albanese.Con l’augurio di una pronta guarigione a tutte le persone colpite da questa pandemia e che goda di piena salute tutto il popolo italiano, il quale con la sua cultura e civiltà ha ispirato tutte le nazioni al progresso sociale, esprimo la convinzione che sotto la guida dei suoi leader l'Italia riuscirà a superare questa grave crisi che ha colpito non solo essa, ma anche noi stessi e l'Europa!Con particolare attenzione e preoccupazione, sto seguendo ogni giorno la situazione nelle nostre amate comunità di Arbëresh, interessandomi della loro salute, nonché di quella di centinaia di migliaia di albanesi che da anni vivono, lavorano e offrono il proprio contribuito all'Italia, insieme alle loro famiglie.Vorrei esprimere i sensi della mia gratitudine a tutti i medici e al personale albanesi, integrati nel sistema sanitario italiano, i quali con professionalità, dedizione e sacrifici ineguagliabili stanno facendo del loro meglio per aiutare i cittadini di questo Paese così importante per la nazione albanese.Gli siamo profondamente grati, in quanto il loro impegno nobile e umano viene profuso non solo in nome dell'umanità, ma anche in quello della gratitudine dell'intero popolo albanese, il quale ogni volta che ha vissuto tragedie e gravi crisi, ha trovato il primo aiuto e sostegno nell’Italia e nel suo popolo generoso e meraviglioso.Sono fermamente convinto che la nostra amata Italia riuscirà a superare con coraggio e determinazione questa grave crisi.#AndràTuttoBene 🇦🇱❤🇮🇹

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 21 mars 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara