Media zvicerane zbardh arsyen: Ja pse u ekzekutuan shqiptarët në Bazel

18:12 | 14 Mars 2017

28-vjeçari Mirjan B., 39-vjeçari Orges S. dhe 24-vjeçari Festim D. qëndronin të ulur në Cafe 56 të enjten mbrëma, kur u qëlluan me plumba nga dy persona të sapoardhur në bar, shkruan media zvicerane “20min”.

 

I pari u qëllua Festim D.. Atëkohë është ngritur Mirjan B. dhe shkoi për të marrë armën e njërit prej agresorëve. Më pas është qëlluar dhe Orges S.. Këta dy të fundit vdiqën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa Festimi u plagos.

 

Dy kilogram heroinë e vjedhur

 

Pse është qëlluar mbi këta tre persona? Media zvicerane “20min” nga shumë burime ka zbuluar që shkaku i gjakderdhjes makabre ka ardhur si pasojë e grabitjes së dy kilogram heroine. Së paku, njëri nga viktimat e së enjtes ka qenë pjesë e grabitjes së drogës.

 

E njohur është se viktimat qëndronin si turistë në Zvicër, sipas gjithë gjasave të lidhur me rrjetin e bandave narko-trafikante, shkruan më tej media zvicerane. Në lidhje me atë se deri ku kanë arritur hetimet, nuk ka dashur të komentojë komisari i policisë, Rene Gsell, por ai tha vetëm se “hetimet janë të vështira dhe gjithëpërfshirëse.” Nëse agresorët janë arrestuar, Gsell nuk ka dashur të komentojë.

 

Dy kufomat e shqiptarëve të vdekur do dërgohen të mërkurën në vendlindje Shqipëri, siç ka zbuluar 20min nga burimet e saja. Policia ka arritur të sekuestrojë celularët e viktimave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

17202869-1367743403295733-9200685967212893895-n_1489509008-5560095

Në këtë foto janë dy viktimat 28-vjeçari Mirjan B (i dyti nga e majta) dhe 39-vjeçari Gent S. (i pari nga e djathta). Festim D. (24, i pari nga e majta) është jashtë rrezikut për jetë. Ermal K. (I dyti nga e djathta) qëndronte me tre shokët së bashku. I vetmi që nuk u sulmua. Kjo foto është shkrepur disa ditë përpara breshërisë në Cafe 56.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara