Mblidhet opozita e bashkuar, 3 pika në rendin e ditës

18:09 | 11 Nëntor 2019

Pas pak minutash do të mblidhet opozita e bashkuar ku do të diskutojnë në lidhje me reformën zgjedhore, ku kanë edhe tri pika si rend dite.

Opozita kërkon që votimi në zgjedhjet e ardhshme të jetë elektronik.

Opozita vijon punën për të patur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaccëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

  1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.
  2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
  3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara