Mbajti peng dhe përdhunoi greken për 12 orë, arrestohet pas 1 viti i riu shqiptar

00:32 | 13 Mars 2018

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme pasi përdhunoi sistematikisht në 12 orë një 45-vjeçare në shtetin fqinj rreth një vit më parë.

Policia greke ka vënë në pranga 25-vjeçarin për ngjarjen e ndodhur në lagjen Peristeri të Athinës.

Një vit më parë, bashkë me një shqiptar tjetër, ata janë futur në një shtëpi për të grabitur, shkruan Zougla.gr

Në shtëpi kanë gjetur një 45-vjeçare greke bashkë me nënën e saj, ndërsa ata i kanë mbajtur peng për gati 12 orë.

Ata përdhunuan 45-vjeçaren sistematikisht dhe pas 12 orësh, pasi grabitën para dhe bizhuteri, u larguan./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale