Maxhoranca nuk tërhiqet nga ideja për shkarkimin e Presidentit

18:36 | 11 Qershor 2019

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se maxhoranca nuk është tërhequr nga ideja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Aspak. Më vjen mirë edhe keq gjithashtu që një pjesë e juaja nuk e ka lexuar siç duhet draftin e rezolutës, e cila pikësëpari ka për qëllim të qartësojë se Shqipëria është Republikë parlamentare, që presidenti ka bërë një akt antikushtetues dhe të tjerat do të jenë në vijim.”

I pyetur sërish nga gazetarët nëse PS do të depozitojë një kërkesë të dytë ku të jetë përcaktuar edhe shkarkimi i Metës, Balla tha: “Do të jetë edhe kjo dhe sapo të depozitohet do të njoftohet

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara