Mandati i dytë në krye të LSI/ Kryemadhi merr 42 807 vota nga 44 413 anëtarë që votuan në zgjedhjet e së shtunës

23:20 | 22 Nëntor 2020

Monika Kryemadhi do të jetë kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe për 4 vitetet e ardhshme. Komisioni Zgjedhor i kësaj partie ka deklaruar këtë të dielë, rezultatin e votimit.

Ish-deputetja Silva Caka ka njoftuar se Kryemadhi është konfirmuar në krye të LSI-së me 42 807 vota pro, nga 44 413 vota që ishin gjithsej, duke marrë kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së.

Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.
Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi Komisioni të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara