Makina “e blinduar”, Rama i përgjigjet Bardhit: Ma solli vëllai nga Amerika në 2009

21:59 | 13 Shkurt 2020

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” përballë një paneli gazetarësh e quajti gënjeshtër informacion e dhënë nga numri II i PD për makinën e tij të blinduar. “Të dalë dikush aty në oborrin e televizionit dhe të verifikojë, nëse është apo jo makinë e blinduar. Po e them këtu se kjo makinë ka ardhur në 2009 kur unë isha në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla nga SHBA. Makina që përdor zyrtare s’ka qenë kurrë e blinduar”, tha Kryeministri.

Po kështu ai replikoi edhe me gazetarin Robert Rakipllari për shkak se ky lajm është publikuar në media, si i vertetë. Rakipllari u përgjigj se “ky është prentendimi yt se makina nuk është e blinduar, por kjo duhet verifikuar”.

Kujtojmëse lajmi për makinën e blinduar u publikua dy ditë më parë kur një eksponent si Vladimir Gjuta u kap me armë para selisë së PS. Direkt pas arrestimit të tij, Rama levizi nga selia me Lincoln privat dhe jo me makinën zyrtare. Sonte Rama mohoi duke thënë se s’ka pasur asnjëlloj kërcënimi apo rreziku ndaj tij.

Akuzat e Gazment Bardhit për makinën “Lincoln” të blinduar:

“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara