Luçiano Boçi: Tetë mijë studentë shqiptarë rrezikojnë studimet jashtë vendit, ja arsyeja

20:17 | 26 Shtator 2017

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi shkruan se rreth 8 mijë shqiptarë rrezikojnë të nisin studimet jashtë vendit për shkak se nuk kanë marrë atë që quhet Vula Apostille.

Sipas tij kjo vulë lëshohet nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë, e cila tashmë nuk ekziston më.

Reagimi i plotë

Gati 8000 studentë shqiptarë që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit si dhe ata që kanë fituar një bursë, por dhe qytetarë të tjerë, rrezikojnë gjithçka vetëm për një vulë.

Bëhet fjalë për vulën apostille që lëshonte ish Ministria e Punës e Çështjeve Sociale.

Pa këtë vulë bëhet e pamundur legalizimi i dokumenteve në Ministrinë e Jashtme (desh harrova…) dhe të Europës.

Thënë ndryshe shtetin tonë “vulëhumbur”, nuk i gjendet vula apostille.

Me çorganizimin e organizuar të kabinetit të ri qeveritar, qytetarët nuk kanë derë ku të shkojnë për hallin e tyre.

Ndërkohë, asnjë nga Ministritë e mundshme nuk e merr përsipër një detyrim të tillë, mgjs na paskan biseduar për këtë disa orë rresht “me dyer të mbyllura”!!!???

Hajde e thuaj po deshe pastaj që këta po qeverisin pa qytetarët?!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara