Lëkundje tërmeti në Shqipëri

23:37 | 18 Shtator 2020

Dridhje të lehta janë ndier sonte në Tiranë rreth orës 20:30.

Siç raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri, magnituda ishte 3.1 ballë.

Thellësia ishte 17 km me epiqendër në Fushë Krujë.

Ky tërmet ka shqetësuar qytetarët e këtyre zonave në prag të përvjetorit të tërmetit shkatërrues që kishte goditur Durrësin e Thumanën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara