Lavrov: SHBA-të dhe BE-ja të frenojnë shqiptarët

14:03 | 17 Prill 2019

Rusia i ka bërë ftesë SHBA-së dhe BE-s që ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre për zbatimin e rezolutës së KS-it të OKB-s dhe të ndikojnë tek liderët e Kosovës që të ndalin sipas tij provokimet kundër Serbisë, ka deklaruar ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Ftojmë Uashingtonin dhe Brukselin që të ndikojnë në Prishtinën që ta kuptojnë përgjegjësinë për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, e cila është miratuar së bashku me SHBA-n dhe Evropën dhe t’i detyrojnë shqiptarët e Kosovës që ta ndalin politikën e tyre provokuese dhe konfrontuese”, ka thënë Lavrov.

“Në këtë kuadër, ne me çdo mënyrë do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve. Dhe cilën marrëveshje konkrete e mbështet Moska?

Ashtu siç ka deklaruar edhe presidenti Putin disa herë, se do ta pranojmë vetëm atë që i përshtatet Serbisë”, ka deklaruar Lavrov në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç në Moskë.

Ai ka shtuar se Rusia nuk do të lejojë që Këshilli i Sigurimit që ta ndryshojë mandatin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë./ZERI

 

Shpërndaje në rrjete sociale