Largohen shezllonet pa leje dhe kullat e vrojtimit pa rojtar në Durrës

11:23 | 11 Korrik 2019

Perfekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto ka mbledhur sot grupin e punës në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Nasto nënvizoi detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që procedojnë në kundershtim me ligjin duke u fokusuar në: Ushtrimin kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave; Zbatimin e raportit të hapsirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia; Zbatimin e kushteve higjeno sanitare; Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant.

Në fokus të aksionit janë edhe ato lokale që shkelin urdhrin për nivelin e lartë të muzikës.

Aksioni ka vijuar nga Ura e Dajlanit në vijim të vijës bregdetare, për kontollin e çadrave dhe shezlloneve, vendosja në kundërshtim me ligjin ku kanë zënë hapësirat publike dhe kalimin e brezit të rërës.

Katër parcela me shezllone janë larguar nga policia dhe nëse ato do të rivendosen, policia do të ndërhyjë për t’i sekuestruar.

Për pushuesit ky aksion është i nevojshëm sepse ankohen për shkak të afërsisë që kanë çadrat me njëra-tjetrën.

Pjesë e këtij grupi ishin Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoret e ndermarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh dhe anetarë të Task-Forcës Vendore për sigurinë në zonat bregdetare, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme ndaj rasteve abuzive apo problematikave të evindentuara gjatë inspektimit nga afër të vijës bregdetare./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara