Ky është parashikimi i motit për sot në Shqipëri

08:24 | 13 Mars 2018

Gjatë gjithë ditës moti paraqitet kryesisht i vranët me shira mesatarë deri intensivë në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa orët e mbrëmjes pakësojnë dukshëm shirat në Jug por shira të pakët mbeten prezent në zonat Veriore dhe Qendrore.

Temperaturat e ajrit sërish rriten në mëngjes por një rënie me 2-3°C do të shënohet gjatë mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi vijon deri 4 ballë./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale