Kryenin gjueti të paligjshme, arrestohen tre persona

15:28 | 1 Gusht 2020

Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Janë vënë nën pranga shtetasit M. K., 66 vjeç dhe shtetasi E. Ç., 36 vjeç, si dhe po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç. Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme dhe aksidentalisht plagoset njëri prej tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar.

E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në Skrapar, administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Lajmet më të lexuara