Kryeministri Rama në Forumin Ekonomik Botëror

11:24 | 8 Nëntor 2019

“Dialogu strategjik në Ballkanin Perëndimor” është tema e një forumi që do të nisi në Gjeneve në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Në të është i pranishëm dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të Bankës Botërore.

Kryeministri Rama pritet ta përqendroje fjalën e tij tek zhvillimet rajonale, veçmas pasi BE nuk çeli dritën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  e ka anuluar pjesëmarrjen në forum në momentin e fundit./Medial.Mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara