Korçë, përlasje e fortë mes dy makinave, njëra përfundon në magazinën e një shtëpie

19:52 | 31 Maj 2020

Një përplasje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Një automjet i tipit “Rav4” ka tejkaluar rrethimin e oborrit të lokalit dhe ka hyrë në magazinën e një shtëpie ngjitur lokalit, duke shembur edhe murin.

Ndërsa automjeti tjetër i përfshirë në aksident ka ngelur në mes të rrugë, i dëmtuar në pjesën para.

Mësohet se nga aksidenti, fatmirësisht nuk ka viktima, por ka mbetur i plagosur vetëm shoferi i automjetit që përfundoi te muri i banesë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara