Kështu do të jetë moti sot në Shqipëri!

08:14 | 11 Tetorë 2018

Paraditja vijon në kushtet e moti të kthjellët në zonat veriore dhe qendrore, por me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet jugu dhe zonat juglindore.
Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat perëndimore ndërsa vranësira më të dendura do të shfaqen në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë ku maksimumi ngjitet në 28°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, ndërsa në det vijon dallgëzim deri 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale