Kërkesa e parë e Alvinit: Dua pulë me patate

01:26 | 9 Nëntor 2019

Jetoi për disa vite në krah të njerëzve që i kërkonin të luftonte për ISIS, për Zotin dhe kundër atyre që nuk e duan Perëndinë.

I thanë që të mos fliste asnjë gjuhë tjetër përveçse asaj arabe dhe se Kalifati do ta fitonte ‘luftën e shenjtë’. Madje, me vetë fjalët e tij, e rrahën dhe i bërtitën për vite me radhë që të mësonte të luftonte dhe sesi të bëhej një ushtar i bindur i ISIS.

Por sot, fatmirësisht, i gjithë “ferri” u shua për Alvin Berishën, i cili mbërriti në Itali. Në aeroport e priste i ati dhe motrat. Por përpara se 11-vjeçari shqiptar të arrinte në Itali, një kërkesë ka pasur për njërin prej drejtuesve të kryqit të kuq, i cili ka treguar momentet kur Alvini u lirua nga kampi burg i Al- Holit.

“Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë. Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmijë. Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh” – u shpreh zyrtari i kryqit të kuq./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara