Këmbësori i dehur i pret rrugën makinës, lëndohet rëndë

21:22 | 8 Nëntor 2018

Një 60-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në një rrugë rurale në Fushë Krujë.

Ai ishte këmbësor dhe i ka prerë rrugën një veture.

I plagosuri, banues në Ishëm të Durrësit, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Fushë Krujës dhe më pas pritet të transportohet drejt Tiranës.

Shpërndaje në rrjete sociale