Katër ambasadorë të rëndësishëm shkojnë në zyrën e Lulzim Bashës

16:13 | 12 Nëntor 2019

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së Soreca, ambasadori i Gjermanisë si dhe ai i Britanisë së Madhe kanë shkuar këtë të martë në zyrën kryedemokratit Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë blu dhe deri më tani ende nuk është mësuar se kush është fokusi i bisedës mes Bashës dhe ambasadorëve. Referuar aktualitet politik, pritet që në qendër të diskutimit të mbetet reforma zgjedhore dhe zgjidhja e ngërçit politik, në një kohë kur vende si SHBA kanë kërkuar nga politika shqiptare që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur ngërçet./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara