Kapet ‘peshkaqeni dem’ në Himarë, 2 metra i gjatë

13:15 | 30 Shtator 2019

Një peshkaqen rreth dy metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Himarës. Peshkaqeni i cilësuar nga peshkatarët si ‘peshkaqen dem’ peshon rreth 100 kilogramë.

Ai është kapur nga peshkatarët ditën e djeshme dhe fotot e tij janë shprëndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Kohët e fundit janë shtuar rastet kur këto specie bien në rrjetat e peshkatarëve shqiptarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara