Kapet peshkaqeni 1.5 metra i gjatë në Vlorë

22:20 | 13 Gusht 2019

Një peshkaqen i vogël, 1.5 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve gjatë paradites së kësaj të marte në afërsi të zonës së Rradhimës në Vlorë.

Peshkaqeni i kapur  nuk është i rritur plotësisht e sipas peshkatareve quhet peshkaqeni Bebe. Lloji i këtij peshkaqeni nuk konsiderohet si i rrezikshëm për jetën e njerëzve, megjithatë shfaqja e këtyre specieve në detin tonë shfaq një shqetësim tek pushuesit.

Ngrohja klimaterike  eshte shkaku sipas peshkatareve  i shfaqjes se  tyre në afërsi të Gjirit të Vlorës, ndërsa edhe herë të tjera në thellësi të mëdha janë kapur specie të tilla të cilat janë të rralla për brigjet shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara