Kapen duke shkëmbyer 43 kg drogë në makina, arrestohen 3 persona nga Kruja

16:31 | 6 Korrik 2018

Tre persona janë arrestuar në Krujë dhe një i katërt po kërkohet nga policia, pasi u kapën me 43 kg marijuanë në banesat dhe shtëpitë e tyre.

Policia lokale bën me  dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • E.N., 35 vjeç, banues në Larushk, Krujë;
  • Xh.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë;
  • A.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit:

  • V.N. 28 vjeç, banues në Krujë.

“Më datë 05.07.2018, shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri – tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip Benz, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 43 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë; automjetet tip Benz dhe Opel në pronësi të shtetasve të arrestuar;  aparate telefoni celularë”, sqaron policia./lapsi.al/

Lajmet më të lexuara