Kalaja e Ali Pashës, një nga destinacionet kryesore të turistëve

23:40 | 17 Gusht 2019

Turistët në Vlorë nuk shijojnë vetëm detin. Një tjetër kuriozitet për ta përbën kultura dhe historia shqiptare.

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo është një prej destinacioneve që pret çdo ditë turistë vendas e të huaj, shkruan Top Channel.

Pozicioni gjeografik i saj dhe arkitektura janë ato që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, që vijnë nga Italia, Gjermania, Suedia, Polonia e deri nga Singapori i largët.

Përveç bukurisë që ajo mbartë, për disa nga vizitorët kjo kala do ishte me e bukur nëse do të kishte një ciceron dhe ndriçimin e duhur.

Vlora tashmë ka në listë edhe këtë destinacion turistik, krahas shumë të tjerave që ofrohen në qytet dhe zonat e tjera bregdetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara