Ja çfarë thotë Kushtetuta për djegien e mandateve

21:49 | 17 Shkurt 2019

Çfarë parashikon Kushtetuta për djegjen e mandateve dhe përfitimet e deputetëve

Partia Demokratike po shkon drejt djegjes së mandateve parlamentare. Kjo u theksua nga vetë kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një daljeje publike nga selia blu.

Por ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, në një prononcim për mediat është shprehur se, deputeti mund të heq dorë nga mandati kur dëshiron, por sipas tij një fakt i tillë nuk e pengon Kuvendin që të funksionojë, pasi shumica ka mbi 71 deputetë dhe mund të miratojë ligje me shumicë të thjeshtë. Megjithatë, thotë ai, pavarësisht nga ana juridike parlamenti mund të funksionojë, krijohet një ngërç politik.

“Ky veprim shpie drejt një ngërci të madh politik, nga largimi i opozitës nga Kuvendi. Është një situatë që do të kërkojë reflektim të shumicës për të gjetur zgjidhje, të tipit radikal, që mund të bëjë opozita duke u larguar nga Kuvendi. Se si mund të realizohen zgjedhjet, a do i lihet kohë për kuadrin ligjor apo për kodin, do të jetë pjesë e asaj që do të bëjnë forcat politike”, shprehet Kume.

Sipas Kodit Zgjedhor, në rastin e tërheqjes së deputetit, Kuvendi i Shqipërisë njofton KQZ-në për zëvendësimin e vakancës. Në nenin 71 të Kushtetutës përcaktohet se kur një deputet merr mandatin e deputetit dhe kur është i pavlefshëm. Në pikën B të këtij neni përcaktohet edhe dorëzimi me dëshirë i mandatit nga ana e deputetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara