Izolimi shtoi dhunën në familje

22:05 | 10 Prill 2020

Njaziu sapo është urdhëruar nga gjykata që t’i qëndrojë në distancë bashkëshortes e cila e ka denoncuar atë për dhunë. Grindja mes çiftit ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël për shkak të një konflikti që ka si shkaktar CoVid-19.

Gruaja i tha policisë që u gjend nën dhunën e partnerit menjëherë sapo ai është kthyer në shtëpi.

i kërkova që të hiqte rrobat që t’i dezinfektoja sepse rrezikonte të na sillte virusin dhe më shumë kisha merakun e djalit të vogël që e kemi të sëmurë.

Në dosje thuhet se burri e ka goditur me grusht në fytyrë, por rasti është denoncuar nga mjekët sapo konstatua fraktura në trupin e Suzanës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të viti 2019 shifra është më e ulët pasi sikurse raporton policia e shtetit gjatë të njëjtës kohë të vitit të kaluar kanë marrë urdhër mbrojtje 247 shtetas.

Avokatja e Njaziut: Qëndrimi me orë të gjata në shtëpi dhe mungesa ekonomike absolutisht që e ka rritur dhunën në familje.

Anila Hoxha: Si u justifikua klienti juaj gjatë ditës së sotme para gjykatës?

Avokatja: Gjendja e tij ishte shumë e rënduar sepse në momentin që gjenerohet konflikti në familje njerzit nuk është se e mendojnë dy herë pjesë se çfarë pasojash do të ketë. Ishte i tronditur, kërkonte falje dhe mëshirë nga gjykata.

Gjykata vendosi arrest në burg dhe ishte një vendim objektiv.

Anila Hoxha: Gruaja pati tërheqje?

Gruaja ka pasur tërheqje herën e parë dhe kjo ka bërë që gjykata të merrte një vendim lehtësues për personin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara