Itali, arrestohen 3 vëllezër shqiptarë, i sekuestrohen 13 mln euro pasuri

22:29 | 9 Shkurt 2017

Policia italiane e qytetit të Breshias ka ekzekutuar sot operacionin “Laguna 2” i cili ka çuar në arrestimin e 3 sipërmarrësve shqiptarë, vëllezërit Gëzim, Isuf e Sajmir Sallaku si dhe ka sekuestruar pasurinë e tyre me një vlerë prej 13 milionë euro.

Akuza ndaj vëllezërve Sallaku është evazioni fiskal duke iu sekuestruar 18 shoqëri, 70 objekte, 50 makina dhe një barkë.

Vëllezërit Sallaku janë vënë në hetim  kohë më parë nga Financa italiane në kuadër të operacionit “Laguna” i cili i akuzonte për krim ekonomik e financiar.

Operacioni i sotëm “Laguna 2” ka zbardhur akvitetin ilegal të vëllezërve Sallaku që arrinin të fitonin të gjitha tenderat publike në territor, falë faturave të falsifikuara dhe kompensimeve të paligjshme.

Gjithçka organizohej në bazë të një skeme piramidale e ndërtuar në 3 nivele. Në majë të piramidës qëndronin shoqëritë sipërmarrëse të vëllezërve Sallaku të cilat për shkak të ngjarjeve të mëparshme nuk kishin të drejtë për të marrë pjesë në tendera duke shfrytëzuar me anë të faturimeve falso e pagesave të paligjshme, shoqëri më të vogla sipërmarrësish që vepronin për llogari të tyre.

Në bazë të piramidës ishin kantieret e ndërtimit në pronësi po të personave të përdorur për interesat ekonomike të vëllezërve Sallaku.

Operacioni i sotëm “Laguna 2”  ka çuar në arrestimin dhe të ekonomistit të tyre, italianit Giovanni Lazzari, si dhe  vënien nën hetim 28 persona të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara