“Isha gati ta vrisja”, Edi Rama flet për deklaratën e Sali Berishës

23:44 | 12 Mars 2018

Bëri bujë deklarata e ish-kryeministrit Berisha se në 21 janar ishte i gatshëm të vriste edhe Ramën.

Për këtë i ftuar në News24, kryeministri Edi Rama u shpreh përciptazi duke e knsideruar Berishën si të marrë.

Eni Vasili: “Isha gati ta vrisja Edi Ramën”, si e komentoni këtë deklarate?

Rama: Çfarë përgjigje të jap, del i marri i lagjes e thote do vrisja komshiun, tani çfarë ti thuash, na ka zënë, kjo është lagjia jonë, aq më tepër për sa kohë ka akoma njerëz të shkretë që e ndjekin e dëgjojnë ka edhe jo pak që e besojne, taksirat, por kjo s’është puna ime, në këtë më fusni ju, punët e mia janë të tjera. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale