Ish-kreu i Apelit për Krime të Rënda humb betejën ligjore për kthimin në detyrë

21:40 | 16 Shtator 2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-kreut të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku.

Trupa gjykuese përbëhej nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.
Fatmir Petku u shkarkua më 9 prill të vitit 2019, pasi nuk justifikoi pasurinë si edhe kishte probleme me pastërtinë e figurës.

Petku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar pranë Gjykatës së Tiranës përgjatë viteve 2000-2009 dhe më pas në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Prej vitit 2015, Petku është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara